Spitali i Korçës konfirmoi se Telha Kelo, 58-vjeçari që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm vuante nga guri në tëmth.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Spitali Rajonal i Korçës saktëson se ”i ndjeri u trajtua në reanimacion për dy orë dhe i është dhënë e gjitha ndihma e mundshme.”
Ai kishte mbërritur dy ditë më parë në spital me dhimbje barku dhe koke, ndërsa familjarët e Telha Kelos akuzojnë mjekët se i kanë dhënë mjekim të gabuar dhe nuk kanë pranuar që i ndjeri të dërgohet për trajtim të specializuar në Tiranë. /e.s/