SHKODËR-Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike në 61 Bashkitë e vendit, ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit po faktohen se kanë qenë zgjedhje ilegjitime. Ndërsa ka sqaruar edhe pozicionin e saj në Bashkinë e Shkodrës pas përfundimit të mandatit 4 vjeçar.
“Procesi i 30 qeshorit është një process që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësimi i vetëm 6 % të zgjedhësve nëse mund të quhet I tillë nuk është I mjaftueshëm, për përfaqësimin në një organ vendim marrës lokal sikurse është këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se kam dhënë shpjegimin dhe e ritheksoj, përfaqësimi I 6 % nuk është përfaqësim I qytetarëve të Shkodrës. Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetarës së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetutes I ka mbaruar mandate. Ushtron funksionin e kryetarës së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetë qeverisjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje, dhe duhet të kemi sa më parë për t’iu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e Bashkisë, dhe, ky ushtrim I funksionit mbaron atë ditë dhe I përcillet mandatit tjetër me njëherë sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet”, tha Ademi.
E pyetur për marrëdhëniet e saj më këshillin bashkiak të dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Ademi u shpreh se ka marrëdhënie institucionale dhe se ai këshill sipas saj nuk përfaqëson shkodranët por vetëm 6 % të tyre.
“E kam faktuar dhe me dokumente, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces. Kuptohet që edhe në moralin që mbështes në këtë proces, mbështetem për të vijuar, që do thotë organi për të cilin flasim përfaqëson vetëm 6%. Formalisht ky këshill funksionon vetëm prej 6%, nga ana tjetër çështjet që janë përtej kryetarit të bashkisë, përtej që unë kam mundësi, janë çështje për tu zgjidhur nga organet tjera. Unë kam detyrën për të bërë atë që duhet të bëjë ekzekutivi. Pastaj me pjesën që lidhet me peshën, moralin përgjegjësinë besoj se e ka dikush tjetër”, shtoi Ademi.
Për zgjedhjet e 30 Qershorit Voltana Ademi deklaroi se ka dërguar një padi edhe në prokurorinë e Shkodrës, hetim i cili sipas saj ka nisur.
“Unë jam person politik, përfaqësoj Partinë Demokratike në Bashkinë e Shkodrës, kam qëndrimin përkundrejt një farse jo vetëm qëndrim politik, por që bazohet në një të vërtetë që e kam parë edhe me sy. E kam faktuar dhe me dokumente, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces”, përfundoi Ademi.