Helmoi vjehrrën me ‘lëngun magjik’, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën.
21-vjeçarja akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.
Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48 vjeçe për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.
g.kosovari