Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë dhe thellësi 10 km goditi Francën mesditen e sotme duke lënduar 4 persona.
Fenomeni i frikshëm natyror u shfaq në rajonet Drome dhe Ardeche, ndërsa qytetet ku u ndie më fuqishëm tërmeti ishin Montepeje dhe Lion.
Një punëtor ndërtimi ra nga skela në qytetin Montemerit, ndërsa 3 persona të tjerë pësuan shok psikologjik.
Franca nuk bën pjesë në zonën më të rrezikshme të lëvizjes së pllakave tektonike, ndaj tërmeti i sotëm i ka tronditur të gjithë qytetarët franceze.