Deputetja e opozites se re ne Kuvend, Rudina Hajdari, duke theksuar se palet po i bejne hile njeri-tjetrit, lidhur me zgjedhjen e anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese, ka deklaruar se palet duhet te gjejne nje gjuhe te perbashket lidhur me procedurat.
“Është e qartë që e gjithë procedura ka boshllëqe, që ne po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm, nëse vërtet duam ta kapërcejmë këtë duhet të bisedonim me presidentin lidhur me këtë cështje, presidenti të tregonte vullnetin e tij të plotë se mënyra që ai po procedon nuk është për një preferencë të caktuar të një kandidate, por është në fakt, në mënyrë strikte, se KED ka shkelur procedurën lidhur më dërgimin e listave te presidenti”- tha ajo.
Sipas saj palët kanë faj dhe po i bëjnë hile njëri tjetrit, pas kësaj seance do të jetë përcaktuese mënyra e si do të ngrohet kushtetuesja, nëse ne duam anëtarë me dinjitet dhe integriteti i gjykatës të mos cenohet në të ardhmen duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët.
g.kosovari