Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur nga Elbasani pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetues, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK”, tha Braçe.
Braçe tha se mazhoranca ka përgjegjësit e veta në çdo rast, ndërsa vuri theksin në reformimin e sistemit në drejtësi.
“Në rast se do më pyesni mua a është kjo Shqipëria që ata burra menduan, patjetër që kjo është. Një Shqipëri pa drejtësi nuk është Shqipëria që ata burra luftuan. Pa disktutim që mazhoranca ka përgjegjësitë e veta në çdo rast. Sistemi i drejtësisë ka epur njerëzit duke instaluar në sistem të padrejtë”, u shpreh Braçe.
g.kosovari