Një sasi tritoli është vendosur mëngjesin e ditës së stome në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës, në pronësi të Gazmit Kosiqit. Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij Ismail Kosiqi, 30 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit rrethues.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas njoftimit grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe zbuluar autorët e vendosjes së tritolit.
Një vit më parë Gazmir Kosiqit i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega.
Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës.