Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Challandes ka zbuluar emrat e 25 futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova është shumë pranë realizimit të ëndërrës së kualifikimit në Europianin 2020. Në grupin A, Kosova qëndron një pikë pas Çekisë dhe katër nga Anglia kryesuese.
Si rrjedhojë, në dy sfidat e fundit, Kosova duhet të marrë të paktën dy pikë, me Çekinë që duhet të marrë vetëm një pikë, pikërisht përballë Kosovës dhe gjashtë pikë të plota nëse dëshiron të kualifikohet si kokë grupi, kjo e kombinuar me humbjen e Anglisë në dy sfidat e radhës.
Stërvitja e parë e “Dardanëve” zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
g.kosovari