Bashkia Kukës në bashkëpunim me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” në Prizren kanë nisur ndërtimin e 14 shtëpive të reja për familjet me probleme të theksuara sociale e me fëmijë jetimë. Kështu njofton bashkia në rrjetet sociale teksa publikon edhe fotot nga punimet.
Teksa mori pjese në fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së familjes Visha, në fshatin Kolsh, kryebashkiaku Safet Gjici bëri të ditur se përfundimi i tyre do të bëhet me 28 nëntor.
“Një tjetër investim i rëndësishëm që do të nis në qytetin e Kukësit shumë shpejt pritet që në bashkëpunim me Entin e Banesave dotë ndërtohen dy pallate me apartamente për familjet e pastreha dhe në nevojë,për të cilat është siguruar edhe fondi përkatës” – njofton Bashkia.
Mësohet se Bashkia Kukës kontribon me nga 5 mijë euro për secilen shtëpi, kurse mjetet e tjera sigurohen nga donatorët përmes shoqatës së udhëhequr nga Halil Kastrati.
/a.r