Seanca parlamentare ka nisur sot me një debat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit.
Deputeti i djathtë pretendoi se është kërcënuar me një SMS në celular për veshjen e tij.
Ai tha se përveç kërcënimeve, i është mohuar edhe e drejta e fjalës.
Por nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se nuk ka asnjë kërcënim, por një kërkesë për të respektuar kodin e veshjes.
“Respekto kodin e veshjes dhe rregulloren. Dhe mos ndalo autoshkollën para Parlamentit” –tha Ruçi.
/a.r