143 studentë që kanë përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera janë përzgjedhur të jenë pjesë e administratës shtetërore në thirrjen e dytë të Departamentit të Administratës Publike. Pakti për Universitetin, ku ndër të tjera qeveria vendosi që studentët ekselentë të bëhen pjesë e administratës civile, ka bërë të mundur hapjen e vndeve të reja të punës në nivele qendrore dhe vendore për 143 ndër aplikantët e rinj.
Në një njoftim për përzgjedhjen e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore, nga të kualifikuarit ekselentë Departamenti i Administratës Publike ka publikuar 143 emrat e përzgjedhur në përfundim të procedurës.
Kandidatët që kanë përzgjedhur vendet e punës do të punësohen me kontratë të përkohshme 1 vjeçare në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore