Një vilë fantastike në Bel Air, Kaliforni, u shit për 94 milionë dollarë, pasi pronarët bënë një zbritje në çmim prej thuajse 60 milionë dollarësh.
Edhe pse vila fantastike me pamje nga Oqeani Paqësor është një ndër më të bukurat në Kaliforni, ajo qëndronte prej dy vitesh e pashitur, pasi çmimi llestar ishte 150 milionë dollarë.
Vila ka 12 dhoma, 21 tualate, 3 kuzhina, 5 bare, një kinema, një sallë për bowling, një fushë tenisi, një pishinë, një pistë helikopterësh dhe një dhomë ëmbëlsirash të mbushur me karamele me vlerë 200 mijë dollarë.
Shtëpia shitet bashkë me një garazh të mbushur me makina të vjetra, një koleksion madhështor me 12 makina, që kushton i vetëm 30 milionë dollarë.
Mes tyre spikasin një makinë Mercedes Von Krieger i vitit 1936, që kushton 15 milionë dollarë, dhe një Pagani Huayra, që kushton 2 milionë dollarë.