Një arsenal municionesh luftarake është zbuluar dhe sekuestruar në Elbasan, pas denoncimeve të qytetarëve. Sipas informacioneve nga policia e Elbasanit, armët ishin fsheshur në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh.
“Nga kontrollet e ushtruara në zonë u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku, si dhe 12 granata dore.
Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura, magazina apo tunele, personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, uniformat blu po vijojnë hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.