Senati amerikan ratifikoi sot Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit, dy të tjerë kanë votuar kundër, ndërsa 14 nuk morën pjesë në votim.
Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO. Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.
Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj gjeti zgjidhje nga arritja e marrëveshjes së Prespës mes Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.
g.kosovari