Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Miro Cerar deklaroi sot se Bashkimi Europian ka dështuar me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor duke mos arritur një marrëveshje për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Gjatë një interviste për agjencinë amerikane të lajmeve, ”Associated Press” (AP) Cerar paralajmëroi se “vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përcjell një sinjal negativ për Ballkanin e brishtë Perëndimor”.
“Unë besoj se kjo shtyrje ose mosmarrja e një vendimi për hapjen e negociatave për të dy vendet ishte me të vërtetë një gabim historik”, deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Cerar.
/a.r