Dhunë e egër ndaj gruas dhe për ta frikësuar edhe më tej, rrëmbeu thikën në kuzhinë dhe e kërcënoi.
Nën akuzën e dhunës fizike dhe kanosjes, një 57-vjeçar në Elbasan, është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari është P. T., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,
si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij me armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/a.r