Policia ka dhënë informacionin e parë për ngjarjen në Kukës ku u sulmua një bari nga një ari.
“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, Ekrem Onuzi rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor‘ thotë policia.