Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjallicës duke i shkaktuar plagë të shumta në trup dhe hemoragji.
Vetë ai ka njoftuar sallën e emergjencave dhe prej dy orësh pritet ardhja e një helikopteri që do të bëjë të mëndur transportimin e tij drejt spitalit.
Personi i cili është sulmuar nga ariu ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, Ekrem Onuzi rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor”.