Gjykata e Apelit liron kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të vënë nën masë arresti me burg me akuzën e ngritur nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.
Gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi vendosi ta lirojë drejtorin e Katasdrës duke i hequr masën e “arrestit me burg” dhe duke vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Zv.kryeministri Erion Braçe ndoqi seancën e parë gjyqësore në Durrës ku Pula u la në masë arresti me burg. Braç tha se është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.
Prokurori Arjan Ndoja është akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama se vepron në shërbim të grupeve kriminale, dhe u bën presion zyrtarëve duke paralajmëruar një ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘KÇK’, prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi.
Në një vendim të 10 tetorit, gjykata e Apelit rrëzoi sërish prokurorin Arjan Ndoja për akuza të pababazuara në lidh dhe prova duke liruar edhe zv.drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola, pas ankimimit të avokatit të saj mbrojtës Gramoz Lika.