Franca është kundër, por Gjermania po bën përpjekjet e saj për të bindur partnerin e dytë Europian më të fuqishëm të kontinentit, vendet të cilat besohet se vendosin për gjithçka.
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do të takohen kokë më kokë, në një kohë kur Bashkimi Europian reflekton një sërë problemesh të brendshme.
Këto probleme Emmanuel Macron i konsideron si pengesë edhe për zgjerimin, prandaj edhe Franca është kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Presidenti francez dhe kancelarja Angela Merkel do të kenë një darkë pune, sot në ora 19:00, në Paris.
Presidenti francez dhe kancelarja Angela Merkel do të kenë një darkë pune, sot në ora 19:00, në Paris. Takimi do të zhvillohet në Toluzë, por nëse Macron nuk bindet, analistët thonë se nuk përjashtohen përplasje diplomatike mes dy vendeve.
Merkel konsiderohet shpresa e madhe e shqiptarëve, për çeljen e negociatave, teksa kancelaria po angazhohet pak ditë para vendimit, për të bindur skeptikët.
Takimi i sotëm mes tyre do të jetë në vëmendjen e veçantë të Tiranës e Shkupit pasi vendoset fati i negociatave për të dy vendet e Bashkimit Europiane.
Vendimi i Francës dhe i Holandës mbetet përcaktues, pasi u dha një “po” me kushte prej Gjermanisë. Por Merkel, pritet të bëjë përpjekjet e saj, për të bindur Macron.
Vendimi i vendeve të BE-së do të merret me 18 Tetor.
/a.r