Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka inkurajuar gjeneratën e re të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë diplomuar. “Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve” tha ai.
Ndërsa Jutta Gützkoë, Drejtuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri tha se “kjo shkollë duhet të përballet me sfidat që ka përpara dhe të bëjë ndryshimet e duhura. BE ka dhënë mbështetjen për këtë shkollë për të rritur cilësinë. Duhet t’iu uroj që e keni përfunduar me sukses këtë cikël trevjeçar. Shpresat janë të vendosura te ju për një zbatim të suksesshëm të reformës në drejtësi” tha ajo.