Shqipëria renditet e pesta qeveri në botë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë. Lajmi është bërë i ditur nga Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim i Grave, i njohur gjithashtu si UN Women.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë renditjen, në rrjetet sociale. Kryeministri Rama, që kur ka ardhur në qeverisje ka bërë thirrje për barazi gjinore dhe ka vendosur disa bilanca si në qeverisje apo administratë.
Lista kryesohet nga Spanja e cila ndiqet më pas nga Finlanda dhe Nicaragu. Në vend të tretë renditet Suedia dhe më pas vjen vendi ynë.
Ndërkohë Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të 8 grave dhe 7 burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi.
UN Women, është një entitet i Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave. UN Women është entiteti për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke punuar për të zhvilluar dhe mbështetur standardet dhe për të krijuar një mjedis në të cilin çdo grua dhe vajzë mund të ushtrojë të drejtat e saj njerëzore dhe të jetojë deri në potencialin e saj të plotë.
g.kosovari