Tkurrja e diafragmës shkakton lemzën. Ajo mund të shkaktohet për shumë arsye, ngrënia e tepërt, alkooil apo edhe emocionet e papritura.
Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes.
Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:
- Merrni frymë në një qeskë letre
- Bëni gargarë me ujë të ftohtë
- Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 20 sekonda
- Pini ujë të ftohtë me gllënjka të vogla
- Hani një lugë sheqer
- Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe tërhiqeni jashtë
- Mbani një copë akull për rreth 1 minutë pranë “Mollës së Adamit”.