Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të takohet me liderët e opozitës ditën apo natën përveç një 4 orëshi kur fle gjumë.
“Unë jam gati të takohem ditën dhe natën në çdo orë se unë nuk fle, zgjuar deri në 3. Çohem në 7. Jam i gatshëm të takohem përveç këtij 4 orëshi. Ama do merrem me këta apo finalizimin e projektit për ndërtimin e një kampusi që iu kemi premtuar studentëve.
Do merremi me këta apo zhvillimin e infrastrukturës universitare, me artet, konviktet. Unë duhet të ndaj kohën në mënyrë të arsyeshme.
Të humbasësh kohën me njerëz që thonë se nuk e njohim këtë…”, deklaroi Rama.