Detaje të reja kanë dalë në drite lidhur me tragjedinë në familjen Dakuci që tronditi Klosin më 1 tetor, ku vëllai vrau vëllanë, nipin dhe më pas veten.
Sherri mes vëllezërve Sali dhe Kujtim Dakuci ka nisur për tre hunj gardhi, e cila ka agravuar më pas edhe me përdorimin e armës. Gruaja e Saliut, ka tentuar të parandalojë tragjedinë dhe kur ka parë që bashkëshorti i saj kishte hyrë në shtëpi, ka vrapuar për të fshehur armën, por nuk ia ka dalë dot. Sali kishte mbërritur para saj dhe sapo ka marrë pistoletën ka nxituar dhe ka dalë jashtë duke qëlluar tre herë në kohë. Në mbrojtje të Kujtim Dakucit ka ndërhyrë djali i tij Flogerti, por fatkeqësisht e ka pësuar edhe ai, pasi xhaxhai e qëlloni me një plumb në gjoks.
Dy familjet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. 9 vite më parë ato kanë përfunduar në gjykatë për një gjel.
Sipas vendimit të gjykatës dhe dëshmive të protagonistëve të këtij krimi, gjeli i Kujtimit i ngacmonte pulat e Sali Dakuçit. Pikërisht për këtë gjel, që në fakt i përkist familjes së Kujtim Dakucit, babai 80-vjeçar i këtij të fundit Liman Dakuci dhe vëllai i tij Sali Dakuci, në vitin 2011 kanë përfunduar në gjykatën e Matit, si të pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Por gjatë gjykimit, babë e bir janë deklaruar të pafajshëm.
g.kosovari