Pas dënimit për korrupsion, ish-gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri kërkon t’i kthehet 30 milionë lekët e sekuestruara nga Prokuroria. Miri është paraqitur më Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Arben Prenga.
Sipas pretendimeve të tij, paratë që i janë sekuestruar do t’i përdorte për kurim jashtë vendin dhe i kishte marrë hua nga disa të afërm, duke mohuar akuzat për korrupsion.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.
Këtë argument Shklëqim Miri e përdori disa herë për të fituar lirinë, por u refuzua nga gjykata.
g.kosovari