Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykim të shkurtuar për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e bananeve ku u gjetën 613 kg kokainë.
Gjykim i shkurtuar është pranuar edhe për shoferin e kamionit ku u kap kokaina, Armando Pezaku ka kërkuar që të lirohet nga akuza si dhe menaxherin e kompanisë Donald Lushaj.
Pezaku ka kërkuar lirinë, duke deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën të cilën po transportonte.
“Jam vetëm një shofer. Nuk kam pasur dijeni. Me 340 mijë lekë mbaj familjen sepse jam në gjendje të vështirë ekonomike”, është shprehur Pezaku.
Në rast dënimi për të tre ata do të ketë ulje dënimi me 1/3. Procesi ndaj Çekajt prej 4 seancash shtyhej pasi mungesa e tij dhe mosmarrja dijeni me anë të letërporosive ishte bërë shkak për ta shtyrë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.
Arbër Çekaj u ekstradua nëntë ditë më parë nga Gjermania, ku u arrestua dhe më pas kërkoi azil me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Gjithsesi, autoritetet gjermane vendosën ta rikthejnë në Shqipëri.