Katër persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis në afërsi të Syrit të Kaltër.
Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se Riza Burnazi, 31 vjeç, Landi Rama, 46 vjeç, Feriol Pashollari, si dhe Besnik Hasani (të dy nga 30 vjeç) akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës.
Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë. (BW)