Trupi i një djali 20-vjeçar u gjet i pajetë në parkingun e një rruge në “Corso Europa” në Genoa të Italisë.
Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu është student me origjinë shqiptare. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastit.
Vdekja duket më shumë si aksidentale. I riu besohet të ketë rënë nga një mur rreth 4 metra i lartë. Këmisha që mbante veshur ishte e shpuar dhe sugjeron se mund të ketë ngecur përpara se të binte.
Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës. 20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia. Gjithashtu kishte marrë nënshtetësinë italiane, pergatiti Panorama.