Ministria e Jashtme shqiptare ka përmbyllur nismën “Colours of Albania”.
Nga aktiviteti u zgjodhën 10 fotot më të mira të “Colours of Albania”, të cilat do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar në datat 23-30 tetor.
Fitues i vendit të parë ishte Nëntor Oseku.
“Nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”, është shprehur Bushati.