Gjermanët, edhe pse shumë mund të habiten, e pranojnë humorin dhe nuk e kanë aspak problem t’i ngacmosh e të tallesh me ta. Ka vetëm një gjë për të cilën gjermanët nuk e pranojnë shakanë: nazizmi.
Në Kinë është krijuarë një statujë e vogël që tregon një ushtar nazist. Por, statuja quhet Bastian dhe figura është kopje e kapitenit të Gjermanisë, Schweinsteiger. Është 30 centimetra e lartë, peshon dy kilogramç dhe kushton 108 euro.
Në Gjermani kanë shpërthyer menjëherë polemikat. Është e papranueshme që kapiteni i kombëtares të pasqyrohet në këtë mënyrë. Kompania që e ka prodhuar nuk e mendon kështu dhe mbrohet: “Kemi krijuar një figurë duke u bazuarf në pamjen tipike të gjermanëve. Tiparet e tyre janë pikërisht këto dhe emri Bastian është mjaft i përhapur”.
Sipas Bild, Bastian (ai i vërteti) ka nisur menjëherë procedurat ligjore që të ndalohetg shitja e statujës. Ai njihet si tip gazmor, por deri në këtë pikë jo.