Nga Luljeta Progni
“Asgjë personale me mua”… Ishte kaq e bindur Arta Marku kur gazetari Sokol Balla i kujtoi sallën e Kuvendit gjatë votimit të saj si prokurore e përgjithshme, e përkohshme. Dukej kaq e bindur se tymnaja nuk i adresohej asaj. E propozuar nga mazhoranca, e refuzuar nga opozita, Arta Marku po merrte një detyrë shumë të rëndësishme e në një moment kyç për fatet e çështjeve më të rëndësishme që kishte pasur në dorë drejtësia deri atëherë. Në atë podium ku po betohej, u duk se prokurorja që vinte nga Shkodra, nuk e kishte kuptuar aq mirë përgjegjësinë që po merrte mbi supe. Ndaj po e shihte tymin në sallën e kuvendit, larg vetes, si një çështje hesapesh brenda politikës.
Koha tregoi se 18 dhjetori 2017, ishte një nga ato seancat parlamentare që do të mbahet mend jo për betejën e rradhës mes mazhorancës dhe opozitës, por për mjergullën e shtuar që politika do hidhte mbi çështje të rëndësishme të drejtësisë, e ku anëtar të atij parlamenti ishin nën hetim.
Arta Marku e nisi rrugën e saj në krye të institucionit qendror të akuzës, shoqëruar me protestën e opozitës me pretendimet se ishte zgjedhur me procedure antikushtetuese.
Kryeprokuroja e përkohshme, mori mbështetjen e 69 deputetëve të mazhorancës dhe u betua për drejtësi vetëm para tyre.
Qëndrimet kundër mënyrës se si u zgjodh kyeprokuorja e përkohshme, si dhe akuzat e opozitës se ajo do të ishte njeriu përmes të cilit kryeministrit do të kapë drejtësinë, u relativizuan nga mazhoranca me shprehjen që përdoret shpesh në ambjentet politike shqiptare: është e zgjedhura e SHBA-së.
Pavarësisht hijeve të atij procesi të zgjedhjes së Arta Markut, ajo që pritej prej saj, qoftë nga SHBA, BE dhe shqiptarët, ishte rezultati konkret në institucionin më të rëndësishëm prej nga pritej përgjigje për shumë pikëpyetje, për shumë çështje të mëdha që siç thoshte paraardhësi i Markut në këtë detyrë: do të shkundin themelet e shtetit. Çështja Tahiri ishte një prej tyre. Ish-ministri akuzohej për favorizim të grupit të strukturuar kriminal Habilaj.
Pëkundër akuzave të opozitës dhe skeptikëve të tjerë, socialistët premtuan se kryeprokurorja e re do të qëndronte vetëm pak kohë në detyrë (e shumta dy tre muaj), ajo nuk do ta dëmtonte dosjen Tahiri, dhe se se si prokurore e përkohshme, e kishte të ndaluar të pezullonte apo të lëvizte prokurorët. Premtimi i socialistëve për çështjen tahiri, u përforcua edhe nga kyeprokuroja e sapo zgjedhur në detyrë.
Ajo tha se ishte një çështje kryesore në axhendën e saj si kryeprokurore.
Pak ditë pasi ishte ulur në karrigen e kryeprokurorit, Arta Marku priti në zyrën e saj kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili ishte edhe drejtues i grupit hetimor për çështjenTahiri. E garantoi Hajdarmatën për mbështetje pa rezeva, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet. Marku i kërkoi kreut të krimeve të rënda, hetime të vazhdueshme ndaj kujtdo që shkel ligjin. Pas takimit, prokuroria e përgjithshme sqaroi përmes një njoftimi për mediat:
“Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin”, shprehej Arta Marku.
Nuk do të kolonte shumë kohë dhe do të dukej qartazi se kryeprokurorja e përkohshme, nuk ishte më aq e interesuar në ecurin e shpejtë të cëcshtjes Tahiri. U bë u dukshme kur ajo do të bënte lëvizjen surpizë, shkarkimin e Besim Hajdarmatës nga kreu i prokurorisësë krimeve të rënda.
Hajdarmataj u largua nga detyra me urdhër të Arta Markut më 9 maj 2018. Ato ditë, ish-ministri Tahiri kishte dhënë dorëheqje nga mandati duke i hapur rrugë drejtësisë të hetonte pa pengesa politike. Tamam në ato momente, Arta Marku vendosi shkarkimin e Hajdarmatës. Në vend të tij, në krye të prokuroië së krimeve të rënda, erdhi Donika Prela, e njohur si mikeshë e Arta Markut.
“Prokurorja e Përgjithshme znj.ArtaMarku vendosi largimin nga detyra të Drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, z.BesimHajdaramataj, i cili mbetet prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme znj.ArtaMarku njofton caktimin e znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda.
Ky ndryshim ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”” sqarohej në deklaratëne prokurorisë.
Pas pak kohësh, në shtator 2018, Besim Hajdarmataj, do të transferohej në prokurorinë e Pogradecit. Njëherësh u transferuan edhe prokurorë të tjerë të krimeve të rëndë si Olsian Cela, apo Sonila Muhametaj.
Kryeprokurorja pretendoi se prokurorët e ndëshkuar me transferim, kishin refuzuar të bëheshin pjesë e shortit për dosjën Shullazi. Në fakt, e vërteta qëndronte krejt ndryshe.
Hajdarmataj se kishte refuzuar cështjen SHullazi. As prokurorët e tjerë, sic tha Marku. Kishin kërkuar të debatohej për mënyrën se si do të veprohej për dhjetëra cështje të tjera që mund të mbeteshin pa zot, pasi prokurorët po rradhoheshin nga procesi i vetting-ut.
Zëri i grupit rrebel të prokurorëve nuk u dëgjua. ARTA MARKU i ndëshkoi me të shpejtë. Urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor per 10 prej tyre. Koha tregoi se vendimmarrja e Marku ishte në kundërshtim me ligjin. Pak muaj më vonë, gjykata i riktheu prokurorët e trasferurar në detyrat e mëparshme. Ndërsa hetimi disiplinor për ta u pushua. Këtë vendim të organeve të tjera të drejtësisë, kryeprokurorja e përkohëshme, nuk e kishte menduar kur me bujë të madhe, iu drejtua popullit. Në letrën drejtuar opinionit publik, e përkohëshmja e prokurorisë, nuk shpejgonte thuajse asgjë për lëmshin e madh që kishte ndodhur e po vazhdonte të ngatërrohej, nëpër korridoret e krimeve të rënda, atje ku drejtonte e përzgjehdura e saj Donika Prela.
“Të dashur qytetarë të vendit tim,
Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.
Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.
Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend. ….
Të dashur qytetarë,
Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë” pjesë nga letra e kryeprokurores drejtuar popullit.
Sic duket nga letra, kryeprokurorja nuk kishte diçka të rëndësishme për ti thënë popullit. Zonja kryeprokurore mund t’i drejtohej popullit vëtëm në rast se kishte diçka shumë të rëndësishme për ti rrëfyer. Mund të ishte vetëm një bilanc hetimi me arrestime bandash kriminale e zyrtarësh të lartë të korruptuar, bazuar mbi prova të qënsishme për ti çuar para drejtësisë. Prej saj kërkoheshin rezultate nga opinioni shqiptar por edhe ndërkombëtarët. Është koha kur ambasadori amerikan Donald Lu fliste për arrestimine “Peshqve të mëdhenj”.
“Peshqit e mëdhenj” ende nuk janë kapur. Ne nuk e dimë cilët janë ata, pra peshqit e mëdhenj, por dimë me siguri se përgjatë këtyre dy viteve kur në krye të prokurorisë qëndron Arta Marku, çështje të rëndëishem kanë tronditur opinionin publik, ku janë akuzuar zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar për korrupsion e përfshirje në grupe kriminale të trafikut të drogës, por edhe të tjera çështje si ajo e dosjes 339 dhe 184 ku shfaqen drejtues të qeverisë duke folur për shitblerje votash.
Për këto çështje zyrtarësh apo ish-zyrtarësh të lartë të akuzuar për vepra penale, hetimi i prokurorisë përfundoi në rastin më të mirë me akuzën për “shpërdorim detyre” apo në rastin më të keq “moskompetencë” për ti hetuar. Indiferenca e organit të akuzës arrin kulmin pikërisht në çështjen e hetimit për shitblerjen evotës në zgjedhjet e Dibrës.
Dosja 339 dhe 184
Në qershor të këtij viti, gazeta gjermane Bild publikoi disa përgjime ku shquhen zërat e zyrtarëvë më të lartë shtetit shqiptar duke folur për blerje votash e presion ndaj qytetarëv në zgjehdje. Në ato përgjime shquhet edhe zëri i kryeministrit Rama por edhe ministrave e ish-ministrave të tij, Saimir Tahiri e Damian Gjiknuri, deputetëve pjerin Ndreu e Ulsi Manja, Xhemal Qefalia e të tjerë deputetë e drejtues të institucioneve të rëndësishme.
Më heret në janar të këtij viti, Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan audiopërgjime të dosjes 339 ku shfaqej kryebashkiaku socialist i Durrësit duke biseduar në telefon mer personazhe të etiketuar si pjestarë të botës së krimit. Kryeministri Rama reagoi ashpër duke përsëritur dhjetra herë fjalën “kazan” për gazetarët që punuan për publikimin dosjes.
Megjithatë, në atë kohë drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela deklaroi publikisht se kishte nisur hetimi për audiopërgjimet.
Në qershor të këtij viti gazeta gjermane “Bild” publikoi audiopërgjime të “Dosjes 339”, ku dëgjohen personazhe të botës së krimit që ndikojnë në blerjen e votës apo edhe në përfshirjen e personave të caktuar në listën e kandidatëve për deputetë.
Pas publikimit të përgjimeve nga gazetari gjerman, reagoi kryeprokurorja Arta Marku, e cila më shumë betohej se do të ndëshkonte ata prokurorë që kishin nxjerrë materialin hetimor se sa do të intensifikonte hetimin për skandalin e blerjes së votave.
“Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.
Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre” theksohej ne deklaratëne prokurorisë.
Pas publikimit të përgjimeve të Dosjes 339, prokuroria urdhëroi ndaljen e publikimit të përgjimeve në media. Përmes një urdhri të posaqëm prokuroria e përgjithshme, kërkoi ndalimin e publikimit të informacioneve nga dosja 339 si nga shtypi ashtu edhe nga ndonjë tjetër formë.
Në analizën e prokurorisë së krimeve të rënda, Arta Marku do të jepte edhe opinionin e saj për disa prej prokurorëve që kishin nxjerrë sekretin hetimor.
Dosja 184 konsiderohet si një ndër cështjet më të rëndësishme hetimore të viteve të fundit. Në atë dosje gjenden rreth 750 cv me audiopërgjime ku përfshihen eksponentët më të lartë të qeverisë e maxhorancës, duke biseduar me drejtues local e krerë të policisë për blerje të votive në zgjedhjet locale të Dibrës.
Bëhet fjalë për manipulim të rezultatit zgjehdor dhe për këtë arsye hetimi ka nsiur në kuadër të grupit të strukturuar criminal. Pas zbardhjes së cd-ve, krejt papritur, grupi hetimor i drejtuar nga prokurori i çështjes Klodian Braho, kishte mbërritur në përfundimin për ndryshimin nga akuzë për “grup të strukturuar kriminal”, në akuzë për “ krime të dyshuara në fushën zgjedhore”. Për pasojë, kryeprokuroja Arta Marku dhe drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda shpallën moskopetencë dhe kaluan dosjen 184 në prokurorinë e Dibrës. Vendimi u sqarua nga Donika Prela, drejtuese e prokurorisë së krimeve të rënda.
“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, sqaroi asokohe Donika Prela.
Megjithse kishin marrë urdhër nga Kryeprokurorja që dosja e bujshme 184 të hetohet në Dibër, prokurorët e këtij rrethi kanë deklaruar se janë në konflikt interesi me personat e dyshuar dhe kanë kthyer mbrapsh në Tiranë Dosjen. Vetë drejtuesja e prokourorisë Dibër, Esmeralda Keshi Cami, ka deklaruar konflikt interesi në këtë çështje sepse në atë dosje hetohet një prej të afërmve të saj. E megjtihatë, Arta Marku e vendosur, e ka kaluar sërish këtë dosje në Dibër duke i kërkuar kryeprokurores së Esmeralda Keshi Cami, që të zgjidhë çështjen e konfliktit të interest, pasi është detyrë e saj. Pas zhurmës në media, kryeprokurorja publikoi sqarimin rastit.
“Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht se, sipas nenit 89, pika 2 të K. Pr. Penale, duke qenë prokurori më i lartë, ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes.
Pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 të K. Penal.
Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 të K. Penal.
Të gjitha këto vepra penale janë në kompetencë lëndore dhe tokësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër” theksohej në deklaratën e prokurorisë së përgjithshme.
Dosja 184 nuk e ka më këtë emër e as peshen e fillimit kur u publikua. Tani quhet dosja 385 sepse kështu është regjistruar nëpër ecejaket midis prokurorisë së krimeve të rënda dhe asaj të Dibrës. Askush nuk po guxon të ketë kompetencë për ta hetuar. Si shumë çështje të tjera të drejtësisë edhe kjo e përgjimeve pritet të përfundojë pa ndonjë viktime nga rradhët e politikës.
Ndërkohë që në Shqipëri lufta kundër krimit është ende lojë fjalësh, në të tjera vende, kjo betejë ka shënuar rezultate spektakolare veçanërisht në Rumani. Beteja kundër krimit e korrupsionit në Rumani i ishte besuar një gruaje që quhet Laura Codruța Kövesi. Gjatë mandatit të saj si kryeprokurore e Drejtorisë së Anti-Korrupsionit të Rumanisë, ajo çoi pas hekurave, zyrtarë të lartë të shtetit të saj deri në nivel kryeministri. Ish-kryeministri i rumanisë, Viktor Ponta, ishte një ndër viktimat e saj.
“Po ju kërkon Laura Kodruta Kovesi. Dëshiron të takohet me ty”, ishte thirrja e prokurores, më e frikshmja që prisnin zyrtarët e lartë të korruptuar të shtetit rumun, kur Laura Kovesi ishte në krye të organit të akuzës në Rumani. Këtë thirrje e pati fatin e keq ta dëgjonte edhe Viktor Ponta, nëntorine vitit 2015, kur ishte në karrigen e kryeministrit të Rumanisë. Ponta nuk është i vetmi. Politikanë të ngjyrave të ndryshme, kryebashkiakë, gjykatës e prokurorë u shënjestruan nga Laura Kovesi në beteëjn kundër korrupsionin që kishte mbytur Rumaninë.
Një vit më parë ajo u shkarkua nga detyra me vulën e ministrit të drejtësisë me argumentin për tejkalim kompetencash. Menjëherë pas shkarkimit nëpër rrugët e Rumanisë u derdhën mijëra protestues për ta kundërshtuar këtë vendim. Ata dolën në mbështetje të kryeprokurores së tyre.
Sikur Arta…!
Sikur Arta të mos ishte Arta Marku, por të ishte një prokurore si Laura Kovesi….. natyrish një krahasim i tillë është i tepruar por le ta mendojmë për një çast çfarë mund të kishte ndodhur në Shqipërinë e këtyre dy vieteve ku janë akuzuar krerët më të lartë të shtetit për korrupsion, trafik droge e shitblerje votash.
Le të mendojmë për një çast sikur Laura Kovesi të kishte në dorë rreth 750 cd ku në dhjetra orë audio përgjime na shfaqën kryeministri, ministra e deputetë, kryebashkiakë, drejtorë policie, drejtorë drejtorish arsmore e zyrtarë të niveleve të ndryshme të administratës publike, duke biseduar për blerje votash, … cili do të ishte rezultati në fund të hetimeve??! Më së paku nuk do të vinte kurrë momenti kur prokurorja të shpallë moskopetencë.
Ka një dieferencë të madhe në rrugën e dy kryeprokuroreve, madje as që mund të krahasohen. Laura Kovesi ka lënë pas historinë e saj të suksesit në Rumani për të ngjitur shkallët e karrierës në Bashkimin Evropian, atje ku ajo u zgjodh pak ditë më parë drejtuese e prokurorit publik dhe ku u votua nga shumica e qeverive të vëndeve anëtare të Bashkimit Evropian. Laura Kovesi nuk e mori dot votën e qeverisë së vendit të saj sepse ata nuk ia harruan kurrë dëmin që i bëri elitës politike rumune kur arrestoi anëtarë të rëndësishëm të saj.
Në Shqipëri, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohëshme nga një palë politike e u betua për detyrën e saj përmes tymit të opozitës e protestave të qytetarëve para parlamentit. Tani është koha kur Arta Marku kërkon një mandat të përhershëm si kryeprokurore, dhe padyshim i duhet edhe mbështetja e qeverisë së vëndit të saj.
Kryeprokuroja Arta Marku e ka kaluar vettingun megjith pengun e teo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së në procesin e vettingut.
“Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore. Kjo mungesë nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia”, u shpreh ndër të tjera përfaqësuesi i ONM-së
E megjithatë, Arta Marku është tashmë në garë për postin e prokurores së përgjithshme , kësaj here me mandat të përhershëm. Përkundrejt skepticizmit të teo Jacobs, ajo beson në profesionalizmin e saj dhe aftësitë për të drejtuar.
Prokurorja nga Shkodra është gjithsesi në garë për të qëndruar në kryeqytet të paktën edhe për shtatë vjet të tjera. Tirana që njohu dy vjet më parë, në nisje të mandatit si e përkohëshme, nuk i duket më aq e zhurmshme dhe e pisët.
Kur Sokol balla e pyeti se si i dukej Tirana në ato fillime të mandatit të saj të përkohshëm Arta Marku u shpreh: Tirana është një qytet i zhrumshëm, i papastër por do të përpqiqemi të përshtatemi për aq kohë sa do jemi këtu…”. (BW)