Në produktin ushqimor serb “Griza” që importohet në Kosovë, janë gjetur krimba.
Në grupin “Gjidhënja- Përkrahim nënat” në Facebook, është postuar një video në të cilën shihen krimbat në grizë. “Ju lutem kujdes. Këtë lloj Grizi mos e përdorni sidomos për fëmijët tuaj.
Mbrëmë gjeta shumë krimba të vegjël në të që ishin të bardhë mezi dalloheshin, po i shihni edhe në foto.
Kujdes prodhimet e Serbisë Kujdes”, ka shkruar njëra nga nënat që ka postuar videon në grupin në të cilën shpërndahen informacione për ushqimet e fëmijëve.