Një përpjekje e madhe vihet re nga instrumentet e propagandës qeveritare për ti bere një portret djalit shkodran që reagoi ndaj deputetes Hajdari sot në Shkodër!
Nëse e romnizojmë pak tentativa është që në një anë të vihet e “bukura” e në tjetrën “bisha” në ditën e parë të takimit të tyre! Por nuk është kështu! Në këndvështrimin e xhentileses mund të duket një rrëshqitje po në kuptimin e etikes politike e të sinqeritetit njerëzor. Djaloshi shkodran ka thënë atë që shumëkush e mendon ! Duken të stisura e besoj janë të tilla këto takime neper shkolla, kjo hapësire e vëmendje dhe në fund kori i dhimbjes kur vënia ne skene nuk shkon siç duhet ! Opozita e re është një ves i vjetër shqiptar!
Me Renegat kemi të bëjmë të cilët u zgjodhën për mbushje topi dhe u shndërruan ne top me barut të lagut kundër opozitës reale! Po përdoren të mjerët me dashjen e tyre e në këmbim do ta kenë një kompensim nga pushteti! Por nuk kanë asnjë tagër me be moral, me predikua Shqipërinë pa vese , atë të së nesërmes kur ata janë vetë vesi! Shqipërinë e dijes kur janë padija! Shqipërinë e meritës kur ata janë aty pa asnjë merite por thjeshte si kalkukim! Ata kanë bërë një zgjedhje të tradhtojnë kauzën opozitare dhe të konvertohen ne fasade të Edi Rames!
Po i shërbejnë me zell e përvujtni Kryeministrit! Në të drejtën e tyre njerëzorë janë por edhe djali shkodran ka të drejtë që turpit ti veje emrin turp! Ai ka të drejte të kërkoje trajektoren e votës se vet! E vërteta do pohuar deri në bezdi , ata nuk i çoi në parlament Edi Rama! Këtu Rama si ka faj opozitës ! Po ja kthen me miellin e vet , bukën ne tavolinën mediatike! Po kjo është teme tjetër! Rudina Hajdari pas historisë që ka konsumuar muajt e fundit duke shkuar ne Shkodër i jep forme e përmbajtje një provokimi cinik!
Në atë qytet kualicioni parlamentar ku bën pjese edhe opozita e re mori 6% ! Qyteti e ka pranuar zgjedhjen qe opozita reale ka bere dhe e ka mbështetur! Nuk e di ne ka qene spontan apo i menduar reagimi i të riut ndaj deputetes, por në të dyja rastet ai ka pohuar një të vërtete e cila ne dy skajet e saj ka babë e bijë! Janë shume ata që e mendojnë po vetëm një ja tha shkoqur në sy!
Tani Djaloshi po paguan çmimin e linçimit mediatik, po merr epitete pa fund po tani e vërteta ka çmim kudo e jo më në vatanin tonë ky asaj përpiqet ti japë forme me artizanet e saj në çdo rast qeveria! Djaloshi nuk ishte “bisha” e as Rudina e “bukura” por “i tradhtuari” që pyet pse dhe “tradhtarja” qe shpjegon psenë e vet! Ai dialog na bën të kuptojmë se hipotekimi i besimit është me e vështira sipërmarrje! Sa kurajo duhet ti besosh një politikani shqiptar! Ti besosh dikujt që merr votat e opozitës dhe i shërben pushtetit!!! Opozita e re është thelbi i vërtete i politike shqiptare!