Lulzim Basha tha sot se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Kreu i opozitës joparlamentare nuk kurseu as sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Dje për herë të katërt Edi Rama hapi shampanjën. Gënjeshtrat dhe intrigat nuk na çojnë në Europë. Këto janë vese të dhespotëve lindorë” – tha kreu i Partisë Demokratike.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha e cilësoi si dasmë pa nuse qëndrimin e qeverisë për rezolutën e Bundestagut.
Megjithatë, ai u shpreh se ndihet i lehtësuar që nuk ka një “JO” të prerë për hapjen e negociatave mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian.
/javanews/a.r