Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova është viktima e radhës në valën e goditje me thikë që ka pllakosur Anglinë këto 18 muajt e fundit. Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire.
Vera Gashaj, nëna e të ndjerit, deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali në të shkuar kishte qenë subjekt sulmesh, pasi ai kishte ndërtuar një shoqëri të papërshtatshme.
Sipas “Daily Mail”, dy djem të moshës 15 vjeç dhe një tjetër i moshës 17 janë ndaluar nga policia, si të dyshuar për vrasje.