Pas aksidentit të djeshëm, të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër ku mbetën të vdekura 4 shtetase; Jonida Kotorri, 30 vjeç, nga Tirana; Fatime Hoxha, 68 vjeç, nga Cërriku; Lume Hoxha, 55 vjeç, Cërrik; Fatushe Agolli, 60 vjeç, Gramsh ka rënë në pranga 36-vjeçari me iniciale G.K.
Mësohet se ky i fundit, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”.
Mbi G.K-në, 36 vjeç, banues në Tiranë rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /l.m