Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka parashtruar ditën e sotme një sërë pikash me sugjerime për mënyrën e organizmit të opozitës, e cila sipas tij synon zgjidhjen e krizës politike dhe tejkalimin e ngërçit institucional.
Kjo paketë me 7 shtatë shtylla kryesore tregon dhe përpilon mënyrën dhe qasjen qe duhet të ndjekë opozita e bashkuar, si në organizim ashtu edhe në koordinimin e veprimeve me përfshirjen edhe të specialistëve nga fusha të ndryshme.
Ajo që duket si një risi lidhet me faktin e propozimit të Mediut për përfshirjen e zërave të rinj dhe studentëve, të cilët shihen si alternativë pozitive dhe kontribuuese për tejkalimin e krizës.
Përmbatja me propozimet e Fatmir Mediut:
Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.
- Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.
Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites
- Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD.
. Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.
Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet, mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Takimet me grupet e interesit.
Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Reforma Zgjedhore dhe mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru
Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
Reforma Administrative
Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.
- Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:
Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues, ligjore dhe Institucional ne vend
Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US
Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik dhe vendeve te BE.
Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs /l.m