Pas lajmit të botuar në “Syri.net” për një tërmet që do binte në orën 23.30, por që në fakt nxori të gjithë Tiranën rrugëve, në rrjetet sociale plasën memet, duke u tallur jo pak me Çim Pekën dhe portalin që ai drejton.
Në të gjitha memet ata talleshin edhe me vetë Bashën, për të cilin thonin se “unë bëj thirrje për protesta dhe nuk dalin, ndërsa për Çim Pekën dalin të gjithë”. Në një tjetër meme, që ka plasur gallata ka qenë “Unë rrallë shkruaj në portalin tim, por ku shkruaj e nxjerr Tiranën të gjithë në rrugë”.
Kishte edhe tallje të tilla bazuar në batutat e komedisë “Pallati 176”, kur thuhej se “kësaj i thonë, t’ja japësh vetes bam”!. Çim Peka është vënë në qendër të talljeve pa fund, por edhe sharjeve të shumta, për lajmin e rremë që shpërndau mbrëmë, por që nxori të gjithë qytetarët rrugëve, nën panik.