Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i është gjetur lëndë narkotike në lokal në Vlorë, ndërkohë që po ashtu edhe një 69-vjeçar ka rënë në pranga pasi kultivonte bimë narkotike.
Shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1.9 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa në rastin e 59-vjeçarit.
Ndërsa për shtetasin T.S., 64 vjeç, banues në Vlorë, arrestimi i tij u bë në fshatin Rexhepaj, pasi nga kontrolli përreth stanit të tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa.
Për këtë ngjarje Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” shtetasit; Ç.H – Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë dhe D.Ll – Kryetar i fshatit Rexhepaj. /l.m