Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka deklaruar se çunat problematikë po ndërmjetësojnë dashuriçkën Rama-Basha, pra një marrëveshje mes dy krerëve.
“Këtu kemi çuna problematikë që tallen me vjedhjen e votës të shqiptarëve. Në politikë ca çuna problematikë.
Kemi kaq muaj që flasim edhe ulërasim si opozitarë të pavarur, për ndryshime në sistemin zgjedhor.
Mercenarët politikë të medias sponsoriozheshin që të hidhinin verë ndaj deputetëve Të opozitës së re për të mbajtur Kuvendin.
Shpresojnë në një marrëveshje dashrurie me Lul Bashën dhe Ramës. Duan të bëjnë marrëveshje nëpërmjet çunave problematikë. Këta mundohen të gatuajnë pazare në kurriz të shqiptarëve.
Na injoruat, na mbështeti Gjermania ndryshimet për reformën zgjedhore.
Po ju siguroj që nuk do të ketë asnjë pazar në kurriz të shqiptarëve për këtë reformë se ne jemi këtu.”, u shpreh Ralf Gjoni. /l.m