Në datën 25 shtator do të zhvillohet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kjo tryezë organizohet nga prezenca e OSBE në Tiranë.
Ftesa mësohet se i është dorëzuar edhe PD-së dhe partive të tjera politike që kanë dalë nga parlamenti.
POr ajo ç’ka nuk dihet deri më tani është fakti nëse PD dhe aleatët e saj do të marrin pjesë në këtë tryezë. Kujtojmë se dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë për bashkëpunimin në kuadër të reformës zgjedhore.
Ndërsa pak ditë më parë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i bëri një apel klasës politike, që dialogu mes opozitës dhe mazhorancës të ketë pikënisje reformën zgjedhore.
“Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”, deklaroi ambasadori Soreca 5 ditë më parë.
g.kosovari