Koreja e Jugut hoqi sot Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm tregtarë, lëvizja e fundit pas një sërë mosmarrëveshjesh.
Lajmi u njoftua nga agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.
Kompanitë vendase që dërgojnë mallra strategjike në Japoni tani do të duhet të paraqesin më shumë dokumente sesa në të kaluarën, duke ngadalësuar kështu procesin e miratimit.
Muajt e fundit, Tokio ka ndërmarrë një seri hapash tregtarë kundër Seulit, të cilat lidhen me një mosmarrëveshje ndaj pushtimit të Gadishullit Korean në vitet 1910-1945 nga Japonia.
Tokio deklaroi në fillim të korrikut se materiale të caktuara të përdorura për prodhimin e çipeve dhe mikroçipeve, në vend të licencave të lëshuara në të kaluarën, do të kërkojnë miratime individuale gjatë eksportit në Korenë e Jugut.
Kur qeveria e Tokios shpalli kufizimet e eksportit, argumentoi se marrëdhëniet mes të dy vendeve ishin dëmtuar ndjeshëm kohët e fundit.
/a.r