Mes Shqipërisë dhe Kosovës janë realizuar gjithësej 57 projekte të mbështetura nga programi IPA, pjesë e Komponentit të 2-të të financuara nga Bashkimi Europian.
Qëllimi i programit ndërkufitar është të promovojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, të forcojë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin, e cila është në interes të përbashkët të vendeve fqinje dhe të inkurajojë zhvillimin e harmonizuar, të balancuar dhe të qëndrueshëm të tyre. Në total këto projekte kanë pasur një shumë në dispozicion prej rreth 7.3 milionë euro dhe me programin me Republikën e Kosovës në realizim e sipër janë 6 projekte,me shumë të përgjithshme prej 2, 2 milion euro.
Aktualisht po punohet për programin e ri IPA 2, për periudhën 2014-2020, i cili është miratuar edhe nga ana e Komisionit të Bashkimit Europian.
Monitor