Në përditësimin e saj të fundit për ecurinë e çmimeve të mallrave kryesore, Banka Botërore ka ulur projeksionet e saj të 2015 për çmimet e naftës bruto në 52 USD për fuqi nga 57 USD për fuçi që ishin pritshmërinë e muajit korrik.
Rishikimi me ulje i çmimeve të naftës pasqyron një ngadalësim të mëtejshëm në performancën ekonomike globale, inventarët larta aktuale të naftës dhe pritjet që eksportet e naftës iraniane do të rriten pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, sipas përditësimit tremujor të Banës Botërore për mallrat kryesore në tregje.
Indeksi i Çmimeve të Energjisë ra në 17 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2015 nga tremujori i dytë, e udhëhequr kryesisht nga çmimet e naftës.
Çmimet e energjisë pritet të jenë mesatarisht 43 për qind më të ulëta në vitin 2015 sesa në vitin 2014. Për mallrat e tjera, Banka Botërore raporton një rënie prej 5 për qind të çmimeve në tremujorin e tretë.
“Ne e shohim një rënie pesë-vjeçare të çmime më mallrave që ka vazhduar në tremujorin e tretë të vitit 2015. Nga njëra anë inventarët e mjaftueshme të naftës dhe mallrave të tjera dhe nga ana tjetër kërkesa e dobët, sidomos për mallrat industriale, janë arsye kryesore pse çmimet do të vijnë me ulje, “tha John Baffes, Ekonomist i Lartë dhe autori kryesor i studimit.
Çmimet metaleve ranë 12 për qind në tremujorin e trete, duke shënuar rënie e katërt radhazi tremujore, duke reflektuar kërkesën e ngadalësuar, sidomos nga Kina. Banka Botërore projekton që çmimet e metaleve te bien me 16 për qind këtë në vitin 2015.
Çmimet metaleve të çmuara ranë me 7 për qind dhe ka të ngjarë që rënie të shkojë deri 8 për qind në vitin 2015 për shkak të kërkesës së ulet.
Çmimet e mallrave bujqësore ranë me më shumë se 2 për qind në tremujorin e tretë e dhe ka të ngjarë të bien me 13 për qind në vitin 2015, duke reflektuar furnizime të bollshme dhe nivele të larta të rezervave ekzistuese grurit.
Shqipëria e varur nga eksportet e naftës dhe metaleve
Pritshmëritë për rënien e çmimeve të naftës dhe metaleve janë një ogur i keq dhe për eksportet tona, teksa eksportet e produkteve minerale dhe metaleve përbëjnë gati 40% të totalit të shitjeve shqiptare jashtë vendit. Edhe këtë vit, eksportet shqiptare e kanë ndier rënien e çmimeve globale, ku shitjet e naftës e produkteve minerale jashtë vendit kanë rënë me ritme dyshifrore, duke ndikuar negativisht gjithë eksportet.
Monitor