Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dalë kundër përfshirjes së sulmuesit të Skënderbeut, Peter Olayinka, në kombëtaren shqiptare. Lojtari nigerian është rekomanduar më parë nga kapiteni i korçarëve, Bledi Shkëmbi, për të marrë pasaportën e të luajë me kuqezinjtë.
Duka kundërshton: “Nuk e kam me atë si individ, por në parim. Jam kundër lojtarëve të huaj në një ekip kombëtar”.