Nga vizatimet e kryeministrit të Shqipërisë deri tek vepra të tjera arti, janë përzgjedhur 5 pjesë intriguese për t’u zbuluar në Berlin. Veprat e artit kushtojnë më pak se 10,000 Euro secila.
Edicioni i tretë i panairit të artit në Berlin u hap për publikun dje, 12 shtator, me 110 galeri që prezantojnë punën e artistëve të tyre, në dy hapësira të gjera të Aeroportit historik Tempelhof.
Ky është edicioni i dytë i panairit, ambjentet e së cilës janë ndërtuar në kohën e luftës nga nazistët.
Por koleksionistët mund të gjejnë aty vepra me çmime të arsyeshme nga artistë në faza të ndryshme të karrierës së tyre, të prezantuara në panair. Mes tyre është edhe piktura e kryeministrit Edi Rama, e cila ndodhet në Berlin, ku ai ka shkuar sot dhe përveç angazhimit privat si artist, ka takuar zyrtarë të lartë të Gjermanisë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel.
Rama merr pjesë edhe në panairin e pikturës, teksa zbulohet edhe çmimi i pikturës së tij.
Nga “artnet.com” janë veçuar pesë vepra të njohura që përfshijnë media të ndryshme, të gjitha me çmim nën 10,000 Euro.
Piktura e kryeministrit Edi Rama, pa titull, është krijuar në vitin 2018.
Në vlerësimet për pesë artistët, thuhet se “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është gjithashtu, një artist i vendosur që ka ekspozuar punën e tij në të gjithë botën. Galeria e tij me qendër në Berlin dhe Madrid, “Carlier | gebauer”, tregon një skulpturë qeramike që ngjan me pllaka të buta të grumbulluara mbi njëra-tjetrën, si dhe letër-muri me një model vizatimesh të vogla, me ngjyra të ndezura, mbi të cilat janë varur copa të vogla, qeramike amorfe. Skulpturimin , sipas një përfaqësuesi të galerisë, Rama e bën gjatë fundjavave. Por si mund të pikturojë, kur ai është edhe në një detyrë të lartë, në vendin e tij?
“Nuk mund të gjeja një mënyrë për t’i mbijetuar takimeve të gjata,” i tha Rama “Guardian” në vitin 2016. “Vizatimi më ndihmon. Vonë kam lexuar edhe studime që tregojnë se shthurja përmirëson përqendrimin, ose ul stresin. Është një proces që është bërë plotësisht pjesë e imja. Dhe është shumë e frytshme”, tha ai.
Pesë pikturat e përzgjedhura të artistëve, (edhe në FotoGaleri, kryesore piktura e Ramës)
Pezullimi i ajrit i Isaac Chong Wai (2017)
Galeria Zilberman, Stamboll dhe Berlin
Çmimi: 9,000 Euro
Edi Rama
Carlier | Gebauer, Berlin dhe Madrid
Çmimi: 3.500 Euro secila
Pushimi i sigurt i Vera Kox, (2019)
Galleri Opdahl, Stavanger
Çmimi: 5,500 Euro
Seriali “Cigarette Funds” i Natalie Czecheke (2019)
Galeria Capitain Petzel, Berlin
Çmimi: nën 10,000 Euro secila
Seria “Testimoni” e Nicola Martini (2019)
Çmimi: ndërmjet 8,000 dhe 10,000 Euro secila