21 vite pas vrasjes. për të nderuar figurën e Azem Hajdarit, Presidenti Ilir Meta vendosi sot një kurorë me lule pranë memorialit tek ish-selia e PD në Tiranë.
Meta deklaroi se Hajdari e vendosi vendin në rrugën e zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik. Më pas Meta tha se këtë rrugë duhet ta mbrojmë me çdo çmim.
“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë.
E vendosi vendin tonë në rrugën e duhur.
Pluralizmit politike dhe zgjedhjeve te lira të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik dhe që duhen mbrojtur natë e ditë dhe me çdo çmim” tha Meta.
/a.r