Në orët e para të ditës së sotme është djegur makina e oficerit të krimeve në policinë e Shkodrës, Arbër Duli.
Makina ka qenë e parkuar pranë vendit të quajtur “mahalla e çakejve” kur është përfshirë nga flakët në pjesën e prapme dhe si pasojë e nxehtësisë është thyer xhami.
Policia po heton për të zbuluar nëse ka qenë e qëllimshme.