Një shqiptar, i cili pretendon se ka rënë viktimë e trafikut të qenieve njerëzore është dënuar me 30 muaj burg, pasi është gjetur duke ruajtur një fermë kanabisi në Skoci.
M.K pretendon se u largua nga vendlindja e tij për të shkuar drejt Britanisë së Madhe, pasi i frikësohej vrasjes dhe duhet t’ju paguante 16.000 paund trafikantëve.
Sipas prokurorit Graham Fraser, i akuzuari është larguar nga Shqipëria rreth një vit më parë, pasi xhaxhai i tij që ishte një person me rëndësi në politikë u vra.
Pas kërcënimeve që M.K dhe familja e tij morën, ai u detyrua të largohej nga vendi.
Avokati Urfan Dar shpjegon se “M.K udhëtoi nga Italia në Belgjikë dhe më pas punonte në Londër por ra pre e mashtrimeve. Atij iu tha se duhej të shkonte në Newcastle por më pas e futën në një taxi dhe e dërguan në Galashiels. Ai nuk donte ta bënte këtë gjë”.
Edhe prokuroi Fraser, shton se M.K nuk e dinte se ndodhej në Skoci dhe madje ishte dhunuar duke i thyer edhe hundën.
“The Southern Reporter” shkruan se kur policia hyri në katin e parë të ndërtesës së një dyqani të vjetër, gjetën 700 bimë kanabis dhe 30-vjeçarin duke fjetur në kuzhinë.
M.K këmbëngul se roli i tij ishte vetëm për të ruajtur dhe jo të merrej me kultivimin e bimëve.
Edhe pala mbrojtëse, kërkoi ulje të dënimit duke marrë parasysh se ai nuk ishte as kopshtari dhe kishte rënë pre e trafikut të qenieve njerëzore.
/l.m